Humbja 0-3 që Inter pësoi dje ndaj Fiorentina ka lënë në tri pikë epërsinë që Napoli ka ndaj skuadrë zikaltër në renditjen e Serie A. Kjo ndeshje e prapambetur ishte një mundësi e mirë për skuadrën e trajnerit Inzaghi për të kapur atë të trajnerit Conte.
Ky i fundit u shpreh se nuk mendon shumë për rivalët dhe së është fokusuar te ndeshja e radhës, ajo ndaj Udinese në shtëpi. “Nuk i di arsyet e humbjes së Inter, unë shoh atë që ndodh në shtëpinë time”, u shpreh Conte.
“Natyrisht që ajo humbje e Inter na ndihmon, pasi jemi ende të parët, por sezoni është ende i gjatë. Janë edhe 15 ndeshje kampionat ende për t’u luajtur, ndaj është një rrugë shumë e gjatë përpara”, shtoi Antonio Conte.
“E rëndësishme është të ruajmë këtë ritëm, pasi do të vijë momenti që do të na duhet të luajmë edhe ndaj Inter e rivalëve të tjerë. Skuadra duhet të luajë çdo takim sikur të ishte i fundit. Kjo ka rëndësi”, tha Conte.