Formati i ri i Champions League fundosi projektin kontrovers të Superligës

Futboll

Formati i ri i Champions League fundosi projektin kontrovers të Superligës

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Të ardhurat nga Champions League e re janë jashtëzakonisht të mëdha për klubet italiane: 91 milionë për Interin, 67 për Atalantën, 66 për Juventusin, 61 për Milanin.

Bologna, pavarësisht një sezoni historikisht negativ dhe me pak pikë, ka marrë 34 milionë euro, që përfaqësojnë ende të ardhurat e një ekipi të vogël për gjithë vitin, pa përfshirë mundësitë për “plusvalenca”.

Por, a jemi vërtet përballë një Superlige të re? Përgjigja është jo. Megjithatë, është e qartë se klubet do të përpiqen me çdo mundësi të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga të ardhurat e jashtëzakonshme.

Për momentin do të ishte e dobishme që klubet e mëdha të mësojnë diçka në lidhje me qëndrueshmërinë, mësime të dhëna kryesisht nga Napoli dhe Atalanta, për të shmangur shpërndarjen e parave në mënyrë të paorganizuar në tregun e transferimeve. Të nisesh nga një fitim prej 34 milionë, për shembull, ofron më shumë qetësi në investime. Nëse mund të fitosh dyfishin ose edhe trefishin, kjo të lejon të shpenzosh më qetë.

Superliga Europiane do të vdesë, do të ndodhë për mirësjellje të UEFA-s. Si të gjithë “pronarët e futbollit”, UEFA nuk mund ta lejojë që ta humbasë monopolin e saj. Ajo e bën këtë duke shpërndarë më shumë para për klubet, por duke theksuar se është një pjesë shumë e vogël e asaj që mund të fitojnë pa një organ të tillë qendror si UEFA.

Superliga bëri gabimin e imponimit si një kompeticion i mbyllur, ku klubet më të pasura do të bëheshin edhe më të pasura, duke përjashtuar të tjerët. Ndërkohë, skuadra si Bologna, por edhe Dinamo e Zagrebit, Club Bruges apo Sturm Graz, ende mund të ëndërrojnë të marrin pjesë në Champions League.

Në të njëjtën kohë, UEFA do të vazhdojë të përfitojë nga të ardhurat që vijnë nga futbolli, duke paguar 500 milionë më shumë për klubet. Vjet, Champions League ka gjeneruar të ardhura prej 2.5 miliardë euro, ndërsa kompeticionet e tjera rreth 1 miliardë. Kjo do të thotë se, në teori, të gjitha të ardhurat nga Champions-i do të shkojnë për klubet.

Në praktikë, me shtimin e dy ndeshjeve më shumë për klub dhe katër klube të tjera, do të ketë 96 ndeshje më shumë për të drejtat televizive dhe të tjera fitime. Totali i parashikuar është 4.4 miliardë euro dhe tani çdo klub ka mundësinë të ëndërrojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat