Supersfida e Serie A bashkon protagonistët e Kombëtares

Futboll

Supersfida e Serie A bashkon protagonistët e Kombëtares

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 13:14
Pablo Zabaleta, Doriva dhe Sylvinho

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, ditën e djeshme ishin në Firence, ku zhvilluan një takim me futbollistin e Kombëtares, Ardian Ismajli.

Stafi teknik bisedoi nga afër me qendërmbrojtësin dhe u interesua për gjendjen e tij pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen Juventus – Empoli. Gjithashtu, në fokus të bisedës ishte grumbullimi i Kombëtares në mars, për dy ndeshjet e para të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Gjatë mbrëmjes, Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta qëndruan në Firence dhe ndoqën nga afër ndeshjen Fiorentina – Inter në stadiumin “Stadio Artemio Franchi”, ku u aktivizua edhe futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani.

Stafi teknik kuqezi do të vazhdojë turin në Europë për të takuar dhe monitoruar futbollistët e Kombëtares që luajnë në kampionatet europiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat