Dukagjini mposhtet në çastet e fundit në Therandë

Futboll

Dukagjini mposhtet në çastet e fundit në Therandë

Nga: K.G. Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 13:56
Pamje nga ndeshja

Ballkani i Therandës mezi ndali tre pikë në luftë për titullin e kampionit.

Dukagjini i Klinës i pafat, mposhtet në fund (1:0) nga kampioni në fuqi Balllkani në Therandë.

Sunday Adetunji shënoi pas gjuajtjes me kokë nga zona në minutën e 90+5.

Pas javës së 19-të në elitën e futbollit të Kosovës, Drita kryeson me 43 pikë, ka 7 më shumë se Ballkani në pozitën e dytë.

Dukagjini renditet në pozitën e shtatë me 21 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat