109 gola në 35 ndeshje, Flick: Kemi një skuadër të uritur!

Futboll

109 gola në 35 ndeshje, Flick: Kemi një skuadër të uritur!

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 15:19
Hansi Flick

Hansi Flick ka analizuar fitoren 5-0 në Mestalla, e cila i lejoi katalanasit të kualifikoheshin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. “Një sukses shumë i rëndësishëm për ne. Jam i lumtur me ekipin. Krijuam raste dhe shënuam gola herët dhe kjo na lejoi të shënonim më shumë”, tha Flick.

109 gola në 35 ndeshje: “Është një shifër mbresëlënëse.

Dhe lojtarët kanë ruajtur motivimin e tyre, gjë që tregon urinë që ka ekipi. Lojtarët ishin të fokusuar në përpjekjen për të shënuar më shumë gola.”

Performanca e Szczesny: “Unë mendoj se detyra e tij është të mbrojë portën dhe na jep stabilitet. Ai përsëri mbajti portën e pastër dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat