Mesfushori i Man. Sitit, Mateo Kovaçiç, beson se sezoni aktual mund të pësojë një kthesë pozitive duke nisur nga ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e “qytetarëve” do të luajë ndaj Real Madrid në dy ndeshjet play off, duke nisur nga java e ardhshme.
“Çdo ndeshje në Ligën e Kampionëve është një përballje e vështirë. Ne e kaluam atë që është më e rëndësishmja, fazën e grupeve. E pranoj ishte një fazë e vështirë në grupe për ne. Ndeshja ndaj Real Madrid është e vështirë si për ne ashtu dhe për ata”, tha Kovaçiç.
Më tej, mesfushori I Man. Sitit ishte edhe më decid.
“Mendoj se kemi një ekip të mirë. Ne e dimë se jemi një ekip i madh dhe që mund të bëjmë ende diferencën këtë sezon. Përforcimet do të ndikojnë për mirë dhe në një ndeshje futbolli nuk ka asgjë të sigurtë deri në fund,” tha në fund Kovaçiç.