Lazio fut Hysajn në listë të Europa League

Futboll

Lazio fut Hysajn në listë të Europa League

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 16:26
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ka lënë pas keqkuptimet me drejtuesit e Lazios dhe ka bindur me paraqitjet në fushë. Kjo ka sjellë edhe ndryshimin e situatës për mbrojtësin e Kombëtares.

Pasi u fut në listën e Serie A për pjesën e mbetur të sezonit, shkodrani e gjen veten edhe në listën e Europa League.

Rikthimi i tij si pjesë e të besuarve të trajnerit Marco Baroni ka lënë jashtë Luca Pellegrinin dhe afrimet e janarit.

Hysaj siguroi disa ndeshje gjatë janarit dhe bindi me lojë dhe dy pasime finale për gol, teksa u dëmtua në fitoren e fundit të Lazios dhe do mungojë për 40 ditë.

Diçka e tillë nuk i ka ndryshuar pozitat e mbrojtësit i cili do japë përvojën e tij në fushë për pjesën e mbetur të sezonit.

Lista e Lazios për në Europa League:

Portierët: Provedel, Mandas, Furlanetto.

Mbrojtësit: Marusic, Lazzarri, Gigot, Patric, Romagnoli, Gila, Tavares, Hysaj.

Mesfushorët: Vecino, Rovella, Guendouzi, Dele-Bashiru

Sulmuesit: Pedro, Zaccagni, Castellanos, Noslin, Isaksen, Dia, Tchaouna

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat