Premier League akuzon hapur FIFA-n

Futboll

Premier League akuzon hapur FIFA-n

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 16:54
Infatinno

Premier League nuk e përtyp dot formatin e ri të Botërorit të klubeve që ka përgatitur FIFA. Madje, e ka akuzuar shtëpinë e futbollit se ka shkuar shumë larg me ekzagjerimet që ka bërë me këtë projekt.

Turneu do të zhvillohet nga data 15 qershor deri më 13 korrik. Shefi i futbollit në ishullin britanik, Tony Scholes, ka dhënë një koment shumë pikant për këtë temë:

“Ky është një format që po na imponohet, sidomos nga FIFA. Nuk mund ta realizojmë ashtu. Kalendari është i ngjeshur edhe tani, imagjinoni kur shtohet Botërori”.

“Guardiola ka kërkuar të shtyhet nisja e sezonit? Jo! Ne nuk mund ta lejojmë vonesën. Pse do të rregullonim konkurrencën tonë, kur FIFA ka imponuar një turne që nuk e pëlqejmë?”

“UEFA ka shtuar ndeshje në fazat e grupeve të Champions League dhe Europa League. Pra, kalendari është shtrirë aq sa mundet. Ka shkuar shumë larg, madje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat