Derbi i Madridit është te dera dhe protagonistët nuk kanë vonuar të shfaqen në skenë.
Të shtunën në “Bernabeu” dy gjigantët e Madridi do të përplasen mes tyre në një takim ku në valle është vendi i parë në La Liga.
Një duel që vjen në një moment delikat si pasojë e përplasjeve të forta të Realit me gjyqtarët, federatën spanjolle dhe ligën profesioniste. Madridi po përgatitet për një të shtunë vendimtare dhe të zjarrtë.
Tre lojtarë të Realit, Fede Valverde, Brahim Diaz dhe Lukas Vaskez i kanë të dërguar një mesazh direkt tifozëve të tyre, duke theksuar rolin e tyre themelor në madhështinë e një ndeshjeje që bashkon të gjithë kryeqytetin spanjoll. “Ka ndeshje që vendosin kampionatet, dhe të tjera që vendosin se kush e sundon qytetin.
Në Madrid, te Reali lavdia nuk pëshpëritet, ajo këndohet në çdo ndeshje. Sepse zëri juaj është zëri i derbit. Madridi është i bardhë dhe kështu do të mbetet” është deklarata e tre prej lojtarëve të Realit që donin të nxirrnin në pah pasionin, përkushtimin dhe krenarinë e tifozëve të Realit të Madridit në një moment vendimtar të sezonit përpara se topi të fillojë të rrotullohet në “Bernabeu”. Një mbrëmje futbolli në të cilën lojtarët e Ançelotit do të përpiqen të rikuperojnë epërsinë e humbur në ndeshjen e fundit.
IRONIA – Atletiko e Madridi i është përgjigjur me ironi Realit në përgatitjet e fundit për derbin e së shtunës në “Santiago Bernabeu”. Nëse të mërkurën ata iu përgjigjën komunikatës së klubit të bardhë drejt arbitrave, pjesa e dytë ka mbërritur të enjten. Atletiko ka publikuar një postim në “X” me mesazhin e mëposhtëm:
“Udhëzimet bazë për derbin, faqe 2”. Në imazh Atletiko ndan disa karikatura. E para thotë “mirëmbajtje e fushës” dhe tregon një person me një makinë kositëse.
Në “testin e ndriçimit”, imazhi tregon disa ndriçues me njerëz që lëvizin poshtë. E treta është “përgatitja e gardërobës” në të cilën një burrë shfaqet pranë një gardërobe. Dhe së fundi, ai lëshon mesazhin e “përdorimit të ushtrisë së ‘gazetarëve miqësorë’ për të përhapur iluzionet e Realit”.
Një karikaturë që aludon qartë për presionin mediatik që Reali po i bën Atletikos dhe veçanërisht arbitrave që do të gjykojnë derbin e radhës që do të zhvillohet nesër në mbrëmje.