Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e radhës në ekip. Klubi i Kategorisë së Parë ka siguruar shërbimet e Christian Egbutudike.
Në një postim në rrjetet sociale, klubi verilindor ka prezantuar sulmuesin më të ri. Lojtari i huaj ka firmosur me blutë për 3 sezone e gjysëm dhe shihet si një plan afatgjatë për realizimin e golave.
I riu i talentuar vjen nga Amerika Latine në Shqipëri. 21 vjeçari bëhet pjesë e kuksianëve pas aventurës me Caracas.
Klubi i fundit i afrikanit është skuadër e njohur në Superligën e vendit komunist pasi Caracas përfaqëson kryeqytetin e shtetit të Maduros.
Egbutudike është me origjinë nga Nigeria dhe ka potencial dhe moshë për t’u zhvilluar. Mbetet për t’u parë se si nigeriani do të ambientohet me ndërrimin e kontinenteve.