Ancelotti para përballjes me Atletikon: Derbi është gjithmonë një ndeshje speciale

Futboll

Ancelotti para përballjes me Atletikon: Derbi është gjithmonë një ndeshje speciale

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 17:19
Ancelotti

Real Madrid do të përballet me Atletiko Madridin në javën e 23-të të La Ligas.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, të shtunën, më fillim nga ora 21:00.

Të dyja skuadrat janë në garë për vendin e parë dhe janë favorite për titull.

Këtë e ka bërë të qartë edhe trajneri i Real Madridit, Caqrlo Ancelotti, i cili në konferencë për media tha se çdo derbi mes këtyre dy skuadrave është gjithmonë një ndeshje speciale.

“Të dyja skuadrat po luftojnë për të fituar kampionatin, do të jetë një ndeshje e barabartë dhe konkurruese.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për dy skuadra që përpiqen të fitojnë Ligën.

Derbi është një ndeshje e veçantë, si gjithmonë. Atlético është i fortë dhe do të jetë një ndeshje e barabartë. Nuk ka asgjë të re në lajmet para ndeshjes.

Rivali ka të gjithë cilësinë e nevojshme për të luftuar për këtë kompeticion, ashtu si ne.”, deklaroi Ancelotti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat