Trajneri i Komos, Çesk Fabregas ka thënë se skuadra e tij nuk duhet të ndryshojë filozofinë, por të vazhdojë në të njëjtën rrugë edhe në duelin kundër Juventusit.
“Historia e Juventusit është e jashtëzakonshme.
Por ne do t’i japim luftë çdo ekipi që na del përpara. Nuk duhet të ndryshojmë mentalitetin, por të vazhdojmë kështu. Juvja është një ekip i fortë dhe me një trajner që i ka idetë e qarta.
Kur shoh ekipet e tjera i analizoj gjithmonë ndeshjet e Juventusit për të kuptuar nëse mund të marr ndonjë ide nga Mota. Ai ndryshon shumë, por ne duhet të mendojmë vetëm për vete.
Është ndeshje e rëndësishme. Kemi marrë lojtarë që janë gati për të luajtur dhe për të na dhënë një dorë.
Ne i dimë ambiciet tona dhe tani jemi një skuadër që na respektojnë të gjithë.
Do të luftojmë në mënyrë që të arrijmë rezultate pozitive sa herë zbresim në fushën e lojës. E dimë që duhet të përmirësohemi dhe të korrigjojmë diçka në të ardhmen”, përfundoi Fabregas.