Enrique e godet Mbappen: PSG-ja më mirë pa të në ekip

Futboll

Enrique e godet Mbappen: PSG-ja më mirë pa të në ekip

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 19:27
Luis Enrique

Luis Enrique beson se Paris Saint-Germaini është ekip më i mirë në sulm dhe dhe në mbrojtje pa Kylian Mbappe, pas transferimit të tij tek Real Madridi. 

Pas një epoke të suksesshme tek PSG-ja, Mbappe siguroi transferimin e tij të ëndrrave tek Real Madridi verën e kaluar. 

Tani trajneri Luis Enrique, i cili e la francezin në bankën rezervë në disa raste sezonin e kaluar, beson se ekipi i tij është përgjigjur për mrekulli ndaj largimit të 26-vjeçarit dhe se ata janë një skuadër më e mirë pa të. 

“Unë isha mjaft i guximshëm sezonin e kaluar kur iu thasë se ne do të kishim një skuadër më të mirë në sulm dhe në mbrojtje”. 

 “Unë ende mendoj se ne jemi më të mirë në sulm dhe në mbrojtje, numrat e thonë këtë”. 

“Lojtarët e morën këtë si një mision. Natyrisht, ne do të donim të mbanim Mbappe, sepse të gjithë e deshën atë, por skuadra po përgjigjet pozitivisht, në një nivel spektakolar”. 

“Iu kam thënë se unë do preferoja më shumë se sa të kisha një lojtar që shënon 40 gola, të kem lojtarë që shënojnë që të gjithë më shumë”. 

“Ky është objektivi ynë, të vazhdojmë të përmirësohemi. U përballëm me një situatë që nuk e deshëm, por ndodhi”, ka thënë Enrique.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat