Nesër në mbrëmje do të luhet derbi i madh i Madridit, ku Real-i do të presë Atletico-n në “Santiago Bernabeu”, por situata nuk është aspak e qetë.
Shumica e klubeve të La Liga-s, vetë La Liga dhe RFEF po bashkohen kundër Real Madrid-it për shkak të akuzave dhe presionit të tyre ndaj gjyqtarëve dhe ndaj klubet e tjera kërkojnë sanksione të rënda ndaj “Los Blancos”.
Po sikur të mos mjaftonte kjo situatë, Atletico i hedh “benzinë zjarrit” me disa postime që ka bërë në rrjetin X, ku tregon instruksionet bazike për derbin e nesërm, me 4 hapa bazë.
1. Mirëmbajtja e fushës
2. Testi i ndriçimit
3. Bërja gati e fanellave
4. Përdorimi i ushtrisë të “gazetarëve miqësorë” për të përhapur iluzionet tuaja.