Tre klube të interesuara për të transferuar Harry Kane në verë

Futboll

Tre klube të interesuara për të transferuar Harry Kane në verë

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 19:46
Harry Kane

E ardhmja e Harry Kane mund të marrë një kthesë të papritur në afatin kalimtar të merkatos verore. Pavarësisht performancës së jashtëzakonshme te Bayern Munich, me 26 gola dhe 10 asiste në 27 ndeshje, vazhdimësia e tij në klubin bavarez nuk është e sigurt.

Sipas informacioneve të fundit të Bild, sulmuesi anglez ka një klauzolë në kontratën e tij që do ta lejonte të largohej për 65 milionë euro, gjë që ka ngjallur interesimin e disa klubeve, përfshirë Tottenham-in, Manchester Unitedin dhe Al Ahli.

Tottenham thuhet se po shqyrton mundësinë e rikthimit të tij për të forcuar sulmin dhe për t’u bërë lider i një projekti të ri, pas një periudhe të vështirë që po përjeton klubi londinez këtë sezon. Nga ana tjetër, interesohet edhe Manchester United, ku Ruben Amorim kërkon një qendërsulmues cilësor. Eksperienca e Kane në Premier League dhe aftësia e tij për të shënuar gola, e bëjnë atë një opsion tërheqës për “Djajtë e Kuq”.

Pista e tretë është skuadra e Al Ahli, e cila mund të krijojë një surprizë duke u përpjekur të nënshkruajë me anglezin, veçanërisht duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Roberto Firmino. Ideja për të formuar një dyshe sulmuese me Ivan Toney është joshëse për skuadrën saudite, gjë që do ta bënte sulmuesin e Bayern-it një lojtar kyç në projektin e tyre dhe sigurisht një nga më të paguarit në botë.

Me një klauzolë blerjeje që mund të reduktohet më tej në vitin 2026, Kane do të duhet të marrë vendimin përfundimtar në fund të këtij sezoni. Nëse ofertat vazhdojnë të vijnë, mund të jetë koha për një destinacion të r.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat