Ditën e sotme në ndeshjen mes Dinamo Zagrebit dhe Shibenikut e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit kroat, Arbër Hoxha është bërë protagonist në fitoren e skuadrës së tij.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare u shpall lojtari më i mirë i takimit që përfundoi me shifat 3-0.
Hoxha u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të dhe arriti të realizojë gol dhe të asistojë në golin e tretë të skuadrës së tij.
Një fitore e rëndësishme kjo e Dinamo Zagrebit që pati si protagonist yllin shqiptar. Hoxha u vlerësua me notën 8.9 nga “Flashscore” duke u vlerësuar si më i miri i këtij takimi.