Sukaj: Më vjen keq për Tiranën

Futboll

Sukaj: Më vjen keq për Tiranën

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 20:11
Sukaj

Të dielën luhet derbi i kryeqytetit, një nga vitrinat e futbollit shqiptar.

Të gjithë po flasin rreth përballjes së dy rivalëve të përjetshëm të qytetit dhe në News24 mendimin e tij për ndeshjen më të shikuar të Superiores ka dhënë dhe Xhevahir Sukaj.

Ish-futbollisti i Partizanit sheh “Demat” si favorit në këtë supersfidë, e madje jo vetëm në derbi po edhe në garën për titull.

Risia e të luajturit në impiantin e ri të të kuqve është një bonus i madh për ekipin e Veselinovic sipas ish-sulmuesit. Sa i takon bardhebluve, për Sukajn kjo përballje e fundjavës është jetike, pasi dihet që në një Partizani-Tirana një fitore vlen dyfish.

"Derbi ka qenë gjithmonë i bukur, sidomos kur te dyja këto skuadra luftonin për titull. Megjithatë tani nuk më jep kënaqesinë e dikurshme, ndoshta edhe për shkak të cilësisë. Kur luaja unë ka patur më tepër grintë, më tepër dëshirë. 

Për derbi është pak i vogël mendoj, por më mirë pak tifozë dhe stadiumi të jetë plotë, se sa stadium i madh, por me 6000 vetë.

Te dielën besoj “Arena e Demave” do të jetë plotë, si asnjëherë më parë. Unë e shoh me pozitivitet pjesën e stadiumit. Partizani do të jetë i avantazhuar që luan në këtë impiant derbin.

Partizani është në rrugën e duhur, sepse me formulën e re dy ndeshjet në fund të nxjerrin kampion. 17 pikë diferencë janë shumë mes tyre. Më vjen keq për Tiranën. Në derbi besoj se nuk ndikon kjo diferencë.

Derbi nuk e zbeh asnjëherë diferencën me pikët. Tirana do ta ketë “jetë e vdekje” këtë derbi. Partizani ndërkohë i’a lejon vetes pse jo edhe ndonjë hap fals.

Gjithmonë kam dal në krah të Partizanit dhe uroj që edhe këtë herë të fitoj, sepse mendoj se është favorit. Parashikimi im është që fiton Partizani 1-0 me gol të Prekës", u shpreh Sukaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat