Kosova e Dusseldorfit rikthehet në krye të tabelës

Futboll

Kosova e Dusseldorfit rikthehet në krye të tabelës

Nga: K.G. Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 23:36
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit vazhdon me lojëra të mira në Landesliga.

Kosova rikthehet në kreun e tabelës por ka një ndeshje e një pikë më shumë se pozita e dytë.

Kosova ka 42 pikë e VFL Juchen renditet në pozitën e dytë me 41 sosh pas javës së 19-të. 

“Fitore e madhe në transfertë! 

FC Kosova Düsseldorf siguron tri pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Victoria Mennrath, duke përmbysur rezultatin dhe triumfuar me shifrat 1:3!  

Pjesa e parë përfundoi me disavantazhin 1:0, por në pjesën e dytë ekipi tregoi karakter dhe shpirt gare. Qlirim Kashtanjeva ishte protagonisti kryesor me një dopietë fantastike (51’, 81’), ndërsa Fatlum Ahmeti vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 75-të.  

Një falënderim i veçantë për tifozët tanë që ishin të pranishëm dhe na përkrahën pa u ndalur! Bashkë drejt fitoreve të tjera!”, njofton faqja e FC Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat