Një natë për t'u harruar në Turqi, Beka pëson 2 gola

Futboll

Një natë për t'u harruar në Turqi, Beka pëson 2 gola

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 23:40
Visar Bekaj

Visar Bekaj ka përjetuar një natë për t’u harruar në Turqi. Portieri shqiptar ka pësuar 2 gola në sfidën e javës së 23-të të ligës turke.

Ish-i i Superiores është mposhtur nga Samsunspor, klubi i Arbnor Mujës.

Klubi turk i shqiptarit pësoi 2 gola në takimin e mbyllur me shifrat 2-0. Samsuni rezultoi një transfertë mjaft e keqe në tërësi për Hatayspor, skuadrën e portierit dardan.

Kujtojmë, që ish-gardiani i Tiranës aktivizohet në ekipin e qytetit Hatay, i prekur nga tërmeti i famshëm që la pasoja në Turqi para disa vitesh.

Bekaj ishte titulllar sot por u vlkerësua me notë më të ulët se 7. 27 vjeçari pësoi po aq realizime sa u krijuan në Samsun, por nëse në të dytin nuk kishte se çfarë bënte në të parin pati një dalje huq.

Në rastin e golit të parë, ruajtësi i portës nga Kosova doli për të evituar pësimin, pais e gjithë mbrojtja kishte dalur bllof. Po në fund, sulmuesi kundërshtar me finesë e kaloi topin sipër Visarit.

Në golin e dytë, një perlë nga një faull jashtë zonës së rreptësisë krijoi acarim tek Visar Bekaj.

Ish-i i bardhebluve mori topin pas rrjete dhe e hodhi me inat tutje si për të lënë të nënkuptohej nervi që kishte me mbrojtësit që shkaktuan goditjen e dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat