Mirlind Daku shpalos shqisat e një sulmuesi

Futboll

Mirlind Daku shpalos shqisat e një sulmuesi

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 23:41
Mirlind Daku

Mirlind Daku ka rënë në sy sërish sot. Sulmuesi shqiptar ka realizuar eurogol për Rubin Kazan.

Edhe pse ka qenë vetëm një seancë stërvitore, legjionari ka tregaur nuhatjen që ka për gol. Bomberi shqiptar priti një pasim të bukur në kohën e duhur brenda zonës dhe habiti portierin e rusëve. Daku shënoi me thembër dhe si most ë mjaftonte kaq, topi i kaloi gardianit mes këmbëve.

Klubi rus ku aktivizohet goleadori kuqezi është duke kryer përgatitjet e nevosjme pasi RPL, liga ruse ende nuk ka nisur pjesën e dytë të sezonit. Kampionati lindor për shkak të motit të keq dhe axarit rinis në mars dhe deri atëherë, klubi i lojtarit kuqezi do të jetë i detyruar të kryejë tested he miqësore.

Siç shihet në video, klasi i njeriut të golave tek Rubini nuk ka diskutim. NJë tundje rrjete që ngjason me stil brazilianësh nga Mirlind Daku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat