Milot Rashica ka një karrierë të pasur, ku momente të mira ka kaluar edhe në Bundesligën gjermane me Werder Bremen. Madje, ishte pikërisht ky ekip, ku sulmuesi shqiptar ra më së shumti në sy me aftësitë e tij.
Së fundmi, kompania e famshme e vlerave të futbollistëve, “Transfermarkt” ka publikuar një foto ku shfaqet 11-shja më e vlefshme në historinë e Werder Bremen. Në atë 11-she merr pjesë edhe Rashica.
Sipas “Transfermarkt”, shqiptari në kohën kur ishte pjesë e Werder Bremen vlente plot 35 milionë euro, më shumë se çdo lojtar tjetër.
Kështu, sulmuesi i Kosovës ka lënë pas emra të njohur të futbollit gjerman. Miroslav Klose, Serge Gnabry apo edhe Mesut Ozil nuk kanë qenë në “nivelin” e Rashicës në kohën kur ishin pjesë e Bremen.