Tirana ka njoftuar se një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës, mesfushori Ian Soler ka rinovuar kontratën e tij me bardheblutë edhe për një sezon tjetër.
29-vjeçari spanjoll u bashkua me Tiranën verën e kaluar dhe deri më tani ka luajtur 22 ndeshje në Abissnet Superiore, duke treguar se është një lojtar i rëndësishëm në mesfushën bardheblu.
“Ian Soler rinovon me Tiranën edhe për një sezon.
Mesfushori ka arritur dakordësinë me klubin për të qënë edhe në vazhdim pjesë e ekipit.
Numri 6 i bardhebluve do të vijojë të mbajë veshur fanellën më të bukur në botë. Suksese Ian!”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.