Ndeshjet e treta të Kupës së Shqipërisë për vajza, që do të vendosin kualifikimin direkt për ekipet në grupet A dhe B, do të luhen më 9 dhe 12 shkurt. Deri më tani, vetëm Tirana ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të këtij edicioni.
Në grupin A, Partizani do të përballet me Apoloninë. Të kuqet renditen në vendin e fundit me 0 pikë, ndërsa Apolonia me 3 pikë falë fitores 3-0 ndaj Gramshit javën e kaluar. Apolonia numëron tre pikë në klasifikimin e grupit A, po aq sa Gramshi. Por për shkak të fitores në ndeshje direkte, fieraket renditen në vendin e parë. Sifa Partizani – Apolonia do të luhet më 12 shkurt në ora 13:00.
Në grupin B, Laçi do të përballet me Egnatian. Rrogozhinaset morën tri pikë të arta javën e kaluar, duke mundur Kinostudion me shifrat 4-2. Një fitore e Egnatias kundrejt Laçit do t’i dërgonte rrogozhinaset direkt në gjysmëfinale. Kjo sfidë do të zhvillohet të dielën në ora 14:00.
Në grupin C, Lushnja do të përballet me Teutën të dielën në ora 12:00.
Përveç tri vendeve të para që kualifikohen direkt në gjysmëfinale, edhe vendi i dytë më i mirë do të kalojë në këtë fazë. Gjithçka do të varet nga rezultatet e ndeshjeve të fundit në secilin grup, për të përcaktuar edhe ekipin e katërt gjysmëfinalist.
Ndeshjet e treta të Kupës së Shqipërisë për vajza
Grupi A: Partizani – Apolonia, 12 shkurt, ora 13:00
Grupi B: Laçi – Egnatia, 9 shkurt, ora 14:00
Grupi C: Lushnja – Teuta, 9 shkurt, ora 12:00