Mbappe: Do të jetë një ndeshje e madhe

Futboll

Mbappe: Do të jetë një ndeshje e madhe

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 11:52
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka ardhur si një yll në Madrid. Dhe pas një nisje ashtu me hope, ka filluar të shfaqë të gjithë talentin dhe potencialin e tij.

Deri më tani ka provuar shumë sfida. I mungonte dhe një tjetër, ajo e fundit…

Në formën e tij më të mirë që kur iu bashkua Realit të Madridit, sulmuesi francez do të dalë në fushë për të marrë pjesë në një ndeshje që nuk e ka luajtur kurrë më parë, derbin e qytetit. Ai humbi shansin e parë në derbin e luajtur në “Metropolitano” në fund të shtatorit të kaluar për shkak të dëmtimit…

Po ashtu nuk u përball kurrë me skuadrën e Diego Simeones, qoftë kur luante me Monakon dhe më pas PSG-në në Ligën e Kampioneve. Numri 9 i Realit ka folur me “RM Play Sessions” për të analizuar një ndeshje që premton të jetë argëtuese dhe e tensionuar në të njëjtën kohë.

“Do të jetë një ndeshje e madhe dhe është shumë e rëndësishme. Është hera e parë që do të luaj këtë ndeshje. Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj ekipin dhe shpresoj që të fitojmë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat