Luka Modriç ishte lojtari kyç i Real Madridit në një fitore të vështirë në transfertë 3-2 ndaj Leganes të mërkurën.
U vu re se kapiteni i Real Madrid gjatë kësaj ndeshjeje u zemërua me yllin brazilian, Vinicius Junior, ku edhe ky i fundit reagoi shumë ashpër ndaj kroatit.
Edhe trajneri i galaktikëve, Carlo Anceloti, komentoi për këtë rast duke i dhënë të drejtë kroatit.
“Modriç u inatos me Vinicius? Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por nëse Modric ka thënë diçka, atëherë është e vërtetë. Unë jam gjithmonë dakord me Luka Modricin. Nëse ai flet, duhet ta respektoni.” tha Anceloti në konferencë për shtyp pas ndeshjes.