FSHF përfundon fushën sportive

Futboll

FSHF përfundon fushën sportive

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 12:18
Pamje

FSHF përfundon fushën sportive në Famullinë e Shna Prendes në Juban të Shkodrës!

Federata e Futbollit ka përfunduar me sukses investimin për ndërtimin e një fushe me bar sintetik në Famullinë e Shna Prendes, në Juban të Shkodrës.

Ky projekt, i realizuar në kuadër të përgjegjësisë sociale, ka kaluar me sukses të gjitha fazat e punimeve, përfshirë shtrimin e tapetit sintetik dhe përmirësimet e tjera të nevojshme për infrastrukturën sportive.

Me ndërtimin e kësaj fushe, në Juban është krijuar një hapësirë e re sportive për banorët e zonës, e cila pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e jetës sportive dhe sociale të komunitetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat