Kampioni aktual i Anglisë, Manchester City do të këtë një punë relativisht të lehtë sonte kur do të përballet në rrethin e katër të FA Cup kundër skuadrës së Leyton Orient – skuadër kjo e Ligue 1 apo divisionit të tretë në Angli
Leyton momentalisht gjendet në vendin e gjashtë në Ligue 1 me 44 pikë pas 28 xhirove. Skuadra nga rangu i tretë elitarë anglez është duke kaluar në një formë të mirë në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar 3 fitore një barazim dhe një humbje.
Megjithatë, marrë parasysh fuqinë që ka City, për këtë skuadër do të jetë e vështirë sot – por që mundësitë për befasi në Angli nuk kanë të sosur.
Manchester City në anën tjetër hynë në këtë ndeshje me një formacion kryesisht të ri, derisa në Premier Ligë por edhe në Ligën e Kampionëve ka treguar formë të luhatshme.
Nga pesë ndeshjet e fundit të tyre ata kanë regjistruar 3 fitore dhe dy humbje, me humbjen e fundit kundër Arsenalit me rezultat 5-1.
Megjithatë, djemtë e Pep Guardiolës nuk pritet që të kenë shumë punë sot dhe parashikohet që ata të kualifikohen në rrethin e pestë të FA Cup.