Berat Imeri gati për të marrë postin e ndihmës trajnerit te Maqedonia U21

Futboll

Berat Imeri gati për të marrë postin e ndihmës trajnerit te Maqedonia U21

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 12:51
Berat Imeri

Berat Imeri, i cili së fundmi luante rolin e trajnerit te skuadra e Ligës së Parë, KF Besa Dobërdoll, shihet si një ndër kandidatët kryesor për të marrë postin e ndihmës trajnerit te kombëtarja U21 e Maqedonisë, aty ku kohë më parë për trajner ishte emëruar Goran Staniq i Rabotniçkit.

Burime të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se “pro” këtij emërimi është edhe Drejtori Sportiv, Goran Pandev, ndërsa edhe zyrtarisht i njëjti pritet të emërohet ditëve në vijim.

Imeri gjatë karrierës së tij me moshat e reja, ka punuar edhe te Renova dhe Shkëndija, ndërsa gjithashtu kishte drejtuar edhe dy skuadrat shqiptare Voska Sport dhe KF Besa Dobërdoll. Këta të fundit ai i udhëhoqi në 5 ndeshje gjatë këtij edicioni, ndërsa me Voska Sport kishte shkruar historinë, duke u kualifikuar për në Ligën e Parë.

Tashmë i njëjti ka mundësinë të dëshmohet edhe tek U21 i Maqedonisë, që ditë më parë mësoi edhe kundërshtarët e saj në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.

Maqedonia U21 do të luaj në grupin “E” së bashku me Poloninë, Italinë, Armeninë, Malin e Zi dhe Suedinë.

Ndeshjen e parë “verdhekuqtë” e rinj do ta zhvillojnë kundër Polonisë në transfertë me datë 5 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat