Pas ndeshjeve kontrolluese ndërkombëtare, Struga Trim Lum (e shtunë) do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë ndaj skuadrave vendase dhe njëherit të fundit në prag të stinorit pranveror.
Besa e Dobërdollit do të jetë kundërshtari i fundit në këtë fazë përgatitore për kampionët e vendit, që përgatitjet i zhvilluam në dy etapa. Etapën e parë e zhvilluan në Strugë, edhe atë për 10 ditë të plota, ndërsa nga data 18-janar ishin transferuar në Antalya të Turqisë, aty ku për gati dy javë të plota mbushën bateritë, për atë që i pret në pranverë.
Në Turqi Struga Trim Lum zhvilloi 5 ndeshje me kundërshtarë shumë të fuqishëm, përfshirë këtu edhe gjigandët rus të Rubin Kazan. Me të gjithë kundërshtarët skuadra strugane tregoi karakter dhe lojë të barabartë, ndërsa të gjithë nga tabori i skuadrës kampione besojnë se në kampionat jenë edhe më mirë se në vjeshtë dhe se deri në fund do të luftojnë për të sjellë edhe titullin e tretë me rradhë kampion në Strugë.
Ndeshja e nesërme ndaj Besës së Dobërdollit do të jetë prova gjenerale para ndeshjes së parë kampionale brenda vitit 2025, që Struga Trim Lum do ta zhvillojë kundër Gostivarit në transfertë me datë 16 shkurt.