Mosha është vetëm një numër, pasi klasi nuk zhduket kurrë.
Odise Roshi bëhet sërish protagonist me skuadrën e Erzurumsporit në Ligën e Parë turke.
Anësori shqiptar, tashmë 33 vjeç, ka shënuar gol në sfidën që skuadra e tij po luan në transfertë kundër Jeni Malatyasporit.
Roshi ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij (ndeshja po luhet dhe aktualisht është 0-4) si dhe ka dhënë asistin e golit të parë.
Ky ishte goli i 4-t në kampionat për shqiptarin, që është aktivizuar në 22 ndeshje në kampionat me skuadrën e Erzurumsporit këtë sezon.