Ruben Loftus-Çik ka kaluar kalvarin e dëmtimeve në seri dhe ka nisur të punojë më grupin. Ai do të jetë gati për javën e ardhshme në ndeshjen kundër Veronës.
Afate të njëjta edhe për të sapoardhurin Uorren Bondo që firmosi me Milanin, edhe pse ka një problem muskulor. Ndërkohë ka rikuperuar Malik Çau që sot mund të jetë një alternativë e vlefshme në prapavijë.
Disi më afatgjatë në shërim Emerson Rojal që duhet të kthehet në dispozicion në fillim të prillit.
Nga ana tjetër, ecuria e shërimit për Alesandro Florencin duket më e ngadaltë nga sa pritej. Anësori rrezikon ta ketë mbyllur sezonin, por një vendim më i qartë do të merret në muajt në vijim.