Pique mbështet Simeonen

Futboll

Pique mbështet Simeonen

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 14:17
Gerard Pique

Gerard Pique, ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka bërë deklarata shumë të forta kundër Real Madridit në një intervistë për “Marca”. Spanjolli ka komentuar një episod të diskutueshëm, ku një lojtar i Espanyol nuk u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e kaluar kundër Realit:

“Këtë histori e kemi përjetuar miliona herë. Para disa ditësh, Simeone foli në konferencë për shtyp dhe besoj se kishte plotësisht të drejtë. Kjo situatë ndodh prej 120 vitesh. Këto polemika janë shumë tipike për Realin.

Kur nuk fitojnë, aktivizojnë të gjithë ‘makinerinë’, të gjitha mediat për të folur për diçka tjetër.

Kjo është diçka që e kemi përjetuar gjithmonë. Tani ata që do të vuajnë do të jenë arbitrat, sepse do të jenë nën një presion edhe më të madh. Uroj më të mirën për ta, por gjithmonë ka qenë kështu”.

A ju pëlqen Barcelona e sotme?

Po, më pëlqen shumë. Mendoj se edhe njerëzit janë shumë të lidhur me këtë ekip, sepse ka shumë të rinj të dalë nga ‘La Masia’. Kjo bën që tifozët të ndihen të identifikuar me ta. Janë të etur për sukses, kanë shumë talent dhe të karikuar për të fituar tituj.

Pse Barça është -4 pikë nga kreu i La Liga-s, pas shënimit të 9 golave në 2 ndeshje kundër Realit?

Barcelona ka shumë talent, por po paguan çmimin e rinisë (mungesës së eksperiencës) dhe mungesës së vazhdimësisë… E nisi sezonin shumë, shumë mirë, por tani po kalon një periudhë të vogël rënieje.

Reali është një skuadër më e konsoliduar, gjithmonë do të vuajë kur të përballet me Barcelonën, por është më e qëndrueshme. Ata kanë lojtarë më të pjekur.

Sa lojtarë të kësaj Barçe do të kishin luajtur në skuadrën tuaj?

Në Barcelonën time? Kam qenë atje për shumë vite dhe kam përjetuar versione të ndryshme të skuadrës, por nëse i referohem Barcelonës që fitoi “tripletën” dhe “sexteta” (6 trofe sezonalë)…, eh. Ajo ishte një skuadër shumë, shumë e madhe.

Do të thosha se është një nga skuadrat më të mira në histori, ndoshta në dy më të mirat. Në atë Barcelonë kishte lojtarë të jashtëzakonshëm. Është e vërtetë që është për të ardhur keq që nuk kishim një Lamine, një Cubarsí ose një Raphinha, të cilët tani po luajnë në nivele të larta, por sigurisht, në ato pozicione kishim Messin, Puyol ose lojtarë si Villa, Henry dhe Eto’o…

Po flasim për lojtarë shumë, shumë të fortë. Mendoj se lojtarët aktualë duhet ta fitojnë vendin e tyre në një skuadër si ajo e jona. Mund ta arrijnë këtë me talentin dhe përkushtimin e tyre, por ende duhet të tregojnë se mund të fitojnë tituj të mëdhenj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat