Virgil Van Dijk: Kush thotë se e di të ardhmen time

Futboll

Virgil Van Dijk: Kush thotë se e di të ardhmen time

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 15:06
Virgil Van Dijk

Qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk, lideri dhe kapiteni i Liverpoolit, mbetet i qetë dhe i mbledhur.

Me një kontratë deri në fund të këtij sezoni, lojtari ka qenë i lidhur me një gamë të gjerë klubesh dhe transferime të mundshme.

Mirëpo, holandezi 33-vjeçar me drejtpërdrejtshmërinë e tij të zakonshme, i këshillon të gjithë të qëndronin të qetë.

"Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dhe kushdo që thotë se e di të ardhmen time... e ka gabim.

Rrini të qetë, sepse askush nuk e di...",- u tha ai gazetarëve anglezë pas përplasjes me Tottenhamin, në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat