Tund rrjetën për herë të parë, ish-i i Partizanit "ylli" i klubit ukrainas

Futboll

Tund rrjetën për herë të parë, ish-i i Partizanit "ylli" i klubit ukrainas

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 17:06
Tedi Cara

Tedi Cara u largua nga Partizani në këtë merkato si shumë “yje” të skuadrës kryeqytetase.

Ish-i i Superiores ka tundur rrjetën e parë për llogari të klubit të ri.

Edhe pse thjesht një ndeshje miqësore pasi Ukraina Premier League ende nuk ka filluar, sulmuesi shqiptar ka treguar se pse u ble nga ekipi ukrainas.

Lojtari kavajas ka gjetur golin e parë me fanellën e re në testin përballë Fredericias programuar për t’u lujatur disa ditë më parë, po që u mbajt sot në Turqi.

Kujtojmë që Oleksandria po përgatitet në Anadoll për rifillimin e kampionatit të vendit në luftë me Rusinë.

Ish-i i Partizanit në minutën e 63-të realizoi golin e parë personal dhe të katërtin për ekipin. Skuadra e ligës ukrainase triumfoi në këtë ndeshje kontrolli me rezultatin 4-0 dhe goli i fundit u shënua pikërisht nga ish-“Demi”.

Liga në Ukrainë rifillon në fund të shkurtit dhe pritet shumë nga cilësitë e lojtarit shqiptar që zgjodhi këtë pistë për vazhdimin e karrierës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat