Florent Hasani futbollisti më i ri i Bolusporit

Futboll

Florent Hasani futbollisti më i ri i Bolusporit

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 17:45
 Florent Hasani

Reprezentuesi i Kosovës Florent Hasani ka nënshkruar për Boluspor, i cili bën gara në kategorinë e dytë të futbollit turk. 

Këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi zyrtar vet klubi turk, duke thënë se Hasani ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. 

Hasani paraprakisht ishte pjesë e Rapid Bukureshtit në Rumani, por mbeti lojtarë i lirë dhe kësisoji u transferua falas në Turqi. 

27-vjeçari më parë karrierë ka bërë edhe në Hungari tek Gyrimot teksa karrierë ka bërë edhe në Izrael tek Hapoel Kfar Saba. 

Ai gjithashtu numëron tetë paraqitje për kombëtaren e Kosovës, ndërsa kujtojmë se me ‘Dardanët’ debutimin e ka bërë në shtator të vitit 2019 dhe ka një gol të realizuar..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat