Shkëndija e Haraçinës mposhti edhe një skuadër cilësore të Ligës së Dytë!

Futboll

Shkëndija e Haraçinës mposhti edhe një skuadër cilësore të Ligës së Dytë!

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 18:01
Pamje nga ndeshja

Shkëndija e Haraçinës po shkëlqen në fazën përgatitore të dimrit.

Pas dy fitoreve kundër dy skuadrave të ligës së dytë, Bashkimit të Kumanovës dhe Pobedës së Prilepit, kuqezinjtë nga Haraçina nuk gabojnë dhe kundër Arsimit nga Çegrani në Gostivar.

Haraçinasit triumfuan me rezultatin 2-3 duke i dhënë sinjale të mira trajnerit Erkan Murseli se ekipi është gati për sezonin pranveror.

Artan Çilafi nga pothuajse 30 metra shënoi në portën e zbrazët të Arsimit, pasi portieri kishte lëshuar zonën e tij të 16-shit dhe 0-1. Më pas barazoi në 1-1 Albin Ramadani, kurse Fikret Livareka dhe Mërgim Dani realizuan për epërsinë e kampionit vjeshtor të Ligës së Tretë-Veri në 1-3.

Në pjesën e dytë Muhjedin Dardhishta shënoi për rezultatin përfundimtar 2-3.

Për Shkëndijën kjo është fitorja e pestë në pesë miqësore të zhvilluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat