Sergio Conceicao ka bërë tashmë kërkesën e tij të parë për drejtuesit e Milan-it për merkaton e ardhshme në verë, ku trajneri portugez kërkonin qëndrimin e Tammy Abraham.
Anglezi është i huazuar te kuqezinjtë nga Roma si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Alexis Saelemaekers.
Conceicao sheh te Abraham një sulmues me potencial për të plotësuar dhe konkurruar me Santiago Giménez, por paga e lartë e anglezit prej gjashtë milionë eurosh në vit përbën një pengesë të konsiderueshme për të përfunduar transferimin e tij të përhershëm, megjithëse kjo do të kërkojë një ulje të pagës së tij për t’u përshtatur me politikën e pagave të Milan-it.
Trajneri portugez, i cili ka marrë drejtimin e kuqezinjve gjatë një periudhe tranzicioni, beson se sulmuesi anglez është një pjesë kyçe për të ardhmen e ekipit dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përpjekje ekonomike për të mos lejuar largimin e sulmuesit anglez në fund të sezonit.