Në Brazil nuk kanë hequr dorë nga Carlo Ancelotti dhe janë të gatshëm të bëjnë lëvizjen për të siguruar firmën e trajnerit italian para Botërorit nëse jepet qoftë edhe një sinjal i vogël për largimin e tij nga Real Madrid
Trajneri ka rinovuar me “los blancos” pikërisht deri në vitin 2026, por rezultatet janë ato që diktojnë çdo lloj gjëje në futboll, aq më tepër te Reali. Dhe kjo është ajo që shtyn në Brazil që të shohin me shumë prioritet Ançelotin për postin e trajnerit të “seleçaos”.
Brazili në fakt ishte munduar të afronte Ançelotin që në vitin 2023, me presidentin e Federatës, Ednaldo Rodrigues, i cili në një moment kishte deklaruar se kishte gjetur akordin me të. Por Ançeloti vazhdoi punën te Reali dhe Brazili është në kërkim të një trajneri për një projekt afatgjatë, e sidomos për t’i kthyer pretendentë për fitoren e Botërorit.
Ançeloti mund të bëhet përsëri opsion nëse drejtimin e federatës e merr Ronaldo “Fenomeni”. Ish-sulmuesi ka deklaruar se do të kandidojë për president dhe e sheh Ançelotin dhe lidhjen që ka me të, si një prej pikave të forta të programit të tij. Ndonëse parashikohet se do të jetë ë vështirë të mundë Rodrigues për shkak të sistemit të votimeve ku peshë shumë të madhe kanë votat e federatave të shteteve të ndryshme brenda Brazilt.