Kumbulla: Asllani ka të ardhme të garantuar, Shpendi me potencial

Futboll

Kumbulla: Asllani ka të ardhme të garantuar, Shpendi me potencial

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 18:36
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla ishte ndër lojtarët që spikati, në ndeshjen e fundit ku Espanjol mposhti Realin e Madridit me rezultatin 1-0.

Kumbulla feston sot ditëlindjen e 25-të. Mbrojtësi i Kombëtares ka folur për fitoren me Realin, po ashtu dhe për Kombëtaren. Një pyetje është e rezervuar konkretisht për Asllanin dhe Kristian Shpendin.

“Nuk ishin në formë(qesh). Mund të bësh pak nëse janë mirë. U mbrojtëm si grup, të gjithë të bashkuar dhe agresivë, duke e përpjekur për të mos lënë hapësirë dhe kohë për ato që kishin topin. Më pas dhe disa pritje nga portieri ynë bënë punë”, u shpreh fillimisht Kumbulla për fitoren ndaj Realit.

Çfarë nënkupton Kombëtarja për ty? “Është gjithmonë një nder për mua të përfaqsoj ekipin kombëtar, familja ime është gjithmonë pas TV, veçanërisht kur e vesh si fanellë. Vitin e kaluar shkuam në Europian pas kualfikueseve të mrekullueshme, më pas kishim një grup të vështirë. Për mua ne lamë shenjën tonë pavarësisht eliminimit, ishte eksperiencë e bukur”.

Çfarë mendoni për Asllanin e Interit dhe Kristian Shpendi te Çezena? “A njoh Asllanin më mirë duke qenë se kam luajtur me të në ekipin kombëtar. Në opinionin tim ai ka shumë kualitet të lartë përsa i përket anës teknike, gjuan shumë mirë me këmbën e majtë dhe të djathtë. E kam parë duke bërë shumë pak gabime me topat e gjatë.

Është akoma i ri, mund të rritet dhe të maturohet, por e ardhmja e tij është e garantuar. E kam parë Shpendin duke luajtur nga larg dhe ai ka potencial të madh”, u shpreh Kumbulla për “Sportitalia”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat