Luis Enrique: PSG mund të bëjë historinë

Futboll

Luis Enrique: PSG mund të bëjë historinë

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 18:44
Luis Enrique

Pas fitores 4-1 ndaj Monacos, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, në konferencë për media, ka folur për objektivat e parisienëve dhe të ardhmen e tij.

“Nuk mund të jetë veçse një lajm pozitiv. Kur mbërritëm këtu një vit e gjysmë më parë, klubi na dha mbështetje të plotë që nga dita e parë.

Kjo më jep edhe më shumë dëshirë për të vazhduar punën, për të përmirësuar ekipin dhe për të besuar se mund të jemi të parët që shkruajmë historinë.

Do të shohim nëse do t’ia dalim si skuadër”, ka thënë strategu spanjoll.

PSG është në rrugë të mirë që të mbrojë titullin e kampionit në Francë pasi kryeson tabelën me 53 pikë, 13 më shumë së ndjekësi Marseille.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat