Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Futboll

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 18:47
Flick e De Jong

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, raportohet se dëshiron t’i ofrojë Frenkie De Jong një kontratë të re pasi holandezi u lidh vazhdimisht me një largim të mundshëm. 

Sipas një raportimi nga mediumi katalanas Sport, Flick shpreson se Barcelona do ta bind mesfushorin ta rinovojë kontratën e tij e cila skadon në verën e vitit 2026. 

Raportimi shton se Barcelona i ofroi holandezit një marrëveshje të re edhe vitin e kaluar, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët. 

Sport nënvizon tutje se Flick e sheh De Jong si një lojtar të rëndësishëm tek Barcelona dhe se ai mund ta zë vendin e Marc Casados në formacion së shpejti. 

Problemi kryesor në negociata mbetet paga e lojtarit, veçanërisht duke marrë parasysh gjendjen e rënduar financiare të Brcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat