Besa Dobërdoll mposht Struga Trim Lum

Futboll

Besa Dobërdoll mposht Struga Trim Lum

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 18:53
Pamje nga ndeshja

Besa e Dobërdollit ka fituar testin e fundit para nisjes së gjysmësezonit pranveror, duke mposhtur Struga Trim Lum me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja miqësore u zhvillua në Kërçovë dhe u shërbeu të dy skuadrave si provë gjenerale për rifillimin e kampionatit fundjavën e ardhshme.

Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 18-të nga Shefit Shefiti, duke i dhënë Besës një fitore me peshë në aspektin moral para sfidave zyrtare.

Struga, kampione në fuqi e Maqedonisë së Veriut, e përdori këtë miqësore për të testuar gjendjen e ekipit, ndërsa Besa konfirmoi formën e mirë dhe gatishmërinë për pjesën e dytë të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat