Cristiano Ronaldo nuk e pati aspak startin e tij. Kolo Muani është kthyer në yllin kryesor të Juventusit, e ndoshta për momentin edhe të Serisë A, ndërsa ndikimi I tij po rritet gol pas goli.
Sulmuesi I Francës realizoi dy herë në fitoren tepër të rëndësishme 2-1 në fushën e Komos, dhe ndihmoi trajnerin Mota dhe lojtarët e tij që të fshihnin sado pak paraqitjen aspak bindëse.
Në total, ylli 26-vjeçar I huazuar nga Paris SG, ka 5 rrjeta në vetëm tri ndeshje, e padyshim që ky është një fillim I jashtëzakonshëm që nuk e kanë pasur tek “Zonja e Vjetër” as Platini, Bonjek, Viali, Robi Baxho apo Del Piero.
“Kolo Mania, – titullon “La Gazeta delo Sport” për sulmuesin e Francës, – dygolësh edhe në Komo, Juvja e katërta!” “Vetëm Kolo, – bën një lojë fjalësh në italisht “Il Korriere delo Sport”, – Muani firmos suksesin ndaj Komos të një Juventusi gri! Pesë gola në 3 ndeshje!”
Futbollisti I lindur në Republikën Demokratike të Kongos, sikur dëshiron t’u tregojë sheikëve të PSG-së se vlen të jetë titullar te kampionia e Francës, dhe se ata e trajneri Luis Enrike gabuan që nuk I besuan.
Ndryshe nga kontributi I tij në kombëtaren franceze, Kolo Muani pati rol episodik tek parizienët, edhe pse për kartonin e tij u paguan 95 milionë euro te klubi gjerman, Ajntraht I Frankfurtit.
Falë golave të sulmuesit, Juventusi është tashmë në zonën Champions në Serinë A, në vendin e katërt me 43 pikë, ndonëse mund të kalohen sërish nga Lacio e Fiorentina që kanë një ndeshje më pak.