Janari 2025 vendos rekord për transferimet e futbollistëve

Futboll

Janari 2025 vendos rekord për transferimet e futbollistëve

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Merkatoja e janarit të vitit 2025 ka vendosur një rekord sa i përket transferimeve të futbollistëve dhe futbollisteve.

FIFA ka konfirmuar se në total, janë kryer 5863 transferime ndërkombëtare në futbollin profesionist për meshkuj në janar.

Kjo është shifra më e lartë ndonjëherë në një merkato janari dhe pothuajse 20% më e lartë se rekordi i janarit të 2024-ës.

Shuma totale e transaksioneve nga klubet ka qenë 2.35 miliardë dollarë, më e larta e të gjitha kohërave për çdo dritare të janarit. Shuma është 57,9% më e lartë krahasuar me janarin e vitit të shkuar dhe 47,1% më e lartë se rekordi i mëparshëm i janarit 2023.

Klubet angleze janë të parat sa i përket shpenzimeve, me 621.6 mln dollarë.

Pas tyre vijnë ato gjermane me 295.7 mln dollarë, italianet me 223.8 mln dollarë, e pastaj klubet franceze me 209.7 mln dollarë. Edhe në Arabinë Saudite në janar u shpenzuan 202.1 mln dollarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat