Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon

Futboll

Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 19:04
Pamje nga një ndeshje

Lojtarët e Barcelonës thuhet se duan të shmangin Atletico Madridin në gjysmëfinalet e Copa del Rey apo Kupës së Mbretit.

Ata besojnë se skuadra e Diego Simeones do të jetë më e freskët, pasi nuk po luan në raundet e ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve.

Sipas gazetës AS, shumica e skuadrës e shohin Atleticon si një sfidë më të vështirë se Real Madridi. Ata kujtojnë humbjen 2-1 në ‘Montjuic’ në fillim të këtij sezoni.

Edhe pse skuadra beson se humbja ishte e padrejtë, pasi ata mendojnë se dominon lojën, rezultati mbetet ende në mendjet e tyre.

Sa i përket Real Madridit, skuadra nuk do të kishte problem të përballej me ta. Barca i ka mposhtur dy herë këtë sezon (4-0 dhe 5-2), dhe Real Madridi ka një ndeshje të vështirë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Në çdo rast, te skuadra e Barcelonës ka pothuajse unanimitet total brenda dhomës së zhveshjes, pasi dëshira e parë është për t’u përplasur me Real Sociedad.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat