Skuadra e Empolit nuk pati forcë që të ndal pikë në duel me Milanin, në takimin e javës së 24-të në Serie A.
Milani ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Empolit.
Një ndeshje e luftuar e me dy kartona të kuq, Tomori i Milanit pas dy të verdhëve dhe Marianucci i Empolit direkt me karton të kuq.
Leao shënoi në minutën e 68-të dhe Gimenez në atë të 76-tën.
Milani është në vend të shtatë me 38 pikë e Empoli në të 17-tin me 21 pikë.