FIFA me dorë të hekurt,

Futboll

FIFA me dorë të hekurt,

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 20:21
FIFA

Pas Rusisë, organizata kryesore e futbollit në botë, FIFA, ka përjashtuar nga e drejta për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 dhe dy kombëtare të tjera.

Rusia dihet që është përjashtuar për arsye të njohura prej kohësh për shkak të situatës me Ukrainën, që nga shkurti i vitit 2022 rusët nuk janë më nën juridiksionin e UEFA-s dhe FIFA-s, që do të thotë që nuk mund të marrin pjesë në asnjë turne të organizuar nga këto dy instituticione qoftë për klube, qoftë në nivel kombetareje.

Së fundmi, FIFA ka përjashtuar nga e drejta për të garuar në kompeticionet për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2026, Kongon dhe Pakistanin, deri në momentin që të zgjidhin problemet e tyre.

FIFA e ka përjashtuar Kongon me arsyetimin e ndërhyrjes së palëve të treta në punët e saj, e cila shkel detyrimet e statutit aktual të shëtpisë më të madhe të futbollit në botë.

Pakistani është përjashtuar për dështimin në miratimin e një kushtetute që do të siguronte zgjedhje të drejta dhe demokratike që do të mbaheshin për kreun e Federatës në këtë vend.

FIFA njofton se vendimi për përjashtimin nga të gjitha garat të këtyre dy kombëtareve do të jetë në fuqi deri sa ato të zgjidhën problemet që kanë, në rast të kundërt do kenë “fatin” e Rusisë. Në të dyja rastet “fajtor” kryesor është ndërhyrja e politike brenda Federatave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat