Beshiktashi i Muçit dhe Rashicës ka marrë pak minuta më parë një fitore me shumë vlera në stadiumin “Yeni 4 Eylül”.
Në këtë duel Manaj për vendasit dhe Muçi e Rashica për miqtë nisën duelin që nga minuta e parë.
Autorët e golave të fitores për miqtë ishin Topçu (43’) dhe Zhoao Mario (93’). Sa i përket Muçit takimi i tij zgjati 54’ pasi i la vendin Kilicsoj.
Kushtet atmosferike në stadiumin e qytetit të Sivas ishin mjaft të ashpra pasi termometri shënonte -7 gradë celcius. Me këtë fitore ekipi i Solskjaer ngjitet në vendin e pestë me 35 pikë ndërsa Sivassport zbret në të 15-in me 23 pikë.