Mirel Josa nuk ndalet së “peshkuari” në Shqipëri.
Pas Envi Bockës, klubi i drejtuar nga tekniku shqiptar përforcohet me Endri kastratin.
Klubi shqiptar ka nënshkruar me mbrojtësin e Kategorisë së Parë ditën e sotme. Në faqen zyrtare të Vëllaznimit është postuar afrimi i anësorit nga Pogradeci.
Kështu, Endriti do ta vazhdojë karrierën në Ligën e Parë të Kosovës, që korrespondon me të njëjtin nivel të futbollit shqiptar.
Kuqezinjtë vahzdojnë merkaton në Shqipëri për të plotësuar dëshirat e ish-teknikut të Besës. Pas ish-it të Laëit, klubi dardan godet me Kastratin që nuk e ka eksperiencën e parë në Kosovë, pasi më parë ka qenë pjesë e Ferronikerlit në të shkuarën.