Gëzim Bakiu është lojtari i radhës që i jep fund aventurës së tij me skuadrën nga Konjare e Mesme e Shkupit, BvK.
Sulmuesi i njohur nga dita e sotme është lojtar i lirë.
Bakiu i ka kaluar disa sezone mjaftë të mira te ky klub, ka qenë mjaftë i respektuar, për këtë arsye i ka qëndruar besnik klubit deri në këto momente.
Njoftimi ka ardhur nga vetë futbollisti.
“Faleminderit Bvk Konjare! Prej sot nuk jam më pjesë e këtij klubi!”, deklaroi Bakiu.
Open-TV mëson se tani në adresë të tij kanë ardhur dy oferta serioze dhe Gëzim Bakiu pritet të zgjedhë mes GFK Kumanovo dhe KF Vëllazërimi nga Kërcova.
Bakiu gjatë karrierës së tij ka luajtur për Skupin, Metalurgun, KF Vëllazërimi, Struga Trim Lum, Vardari i Forinës dhe BVK Konjare.